Dy shqiptarë janë sulmuar me armë zjarri, në Ambelokipi të Athinës.
Gazeta “Prothothema” shkruan se policia greke mori një telefonatë rreth orës 04:50 të mëngjesit, kur u raportuan të shtënat me armë në Ambelokipi.
Sipas informacionit të policisë greke, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou, ku dy njerëz të hipur në një motor, qëlluan me armë kundër dy të tjerëve që ndodheshin në një makinë të bardhë.
Më pas u mësua se personat e sulmuar ishin shqiptarë, të cilët fatmirësisht nuk mbetën të lënduar.
Njëri nga dy shqiptarët e sulmuar me armë, thuhet se është pronar i një lokali në Liosia.