Një punonjës i shërbimit postar në qytetin e Pogradecit është ndaluar nga forcat e policisë, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. 40-vjeçari J.Sh. u ndalua pasi ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pogradecit, pas procedimit të tij…
Zbardhet pas dorëzimit të mandateve porosia e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin. Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u ka telefonuar mbrëmjen e djeshme duke u bërë thirrje të mos i dorëzonin mandatet. Lajmi publikohet nga “Zëri i Amerikës”, një ditë pas si…
Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar për “Associated Press” se vendimi i sotëm për djegien e mandateve të opozitës ishte nisja e rrugës drejt integrimit në BE dhe drejt rikthimit të demokracisë në vend. Gjatë intervistës, kryedemokrati theksoi se opozita do udhëheqë një betejë civile, paqësore dhe demokratike në gjithë…
Tre prokurorë të tjerë i janë bashkuar kandidatëve që kanë aplikuar tashmë për të qenë pjesë e SPAK-ut. Ditën e sotme, që është edhe e fundit për të kandiduar, listës i janë bashkuar Irena Nino (Vujoshi), anëtare e përkohshme pranë Komisionit të Monitorimit te Reformës në Drejtësi. Manjola Kajana, është…
Ndryshe nga kreu i opozitës, Basha, që ua përçoi mesazhet e tij ndërkombëtarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë teksa foli para qytetarëve në protestën para parlamentit, kryeministri Rama ka vendosur t’ua përçojë mesazhet e tij ndërkombëtarëve, duke përdorur mediat italiane. Fillimisht kreu i qeverisë zgjodhi të jepte intervistë për gazetën “Corriere…
Pas protestës, dorëzimit të mandateve dhe takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha në zyrën e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka ndaluar para gazetarëve, të cilët e kanë pyetur lidhur me mandatet. “A ka deputetë të tjerë përveç Lefter Kokës që nuk do e dorëzojnë mandatin?”, ka qenë…
Kanë mjaftuar vetëm pak orë që kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit t’u dështojë parashikimi që jo vetëm kishin menduar, por edhe e kishin demonstruar. Fjala nuk është për djegien e mandateve, të cilat kryeministri i vendit i kishte parashikuar se nuk do digjeshin nga opozita. Jo më larg…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ka dorëzuar mandatet dhe është rikthyer në selinë blu, ka marrë mikrofonin në dorë dhe ka nisur të këndojë himnin e flamurit. Me të dorëzuar mandatet, Basha dhe Kryemadhi u shoqëruan nga protestuesit drejt selisë blu. Në mbyllje të protestës, kryedemokrati tha se…
Mijëra qytetarë u mblodhën mëngjesin e sotëm në rrugën dhe sheshin para Parlamentit, që ishte rrethuar me tela me gjemba dhe nga disa kordonë me policë. Ata iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën e sotme kundër kryeministrit Rama dhe protestuan paqësisht. Ndryshe nga protesta e…
Pas fjalimit të kryedemokratit Lulzim Basha, deputetët e opozitës janë nisur bashkërisht drejt Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet e tyre. Sakaq protestuesit janë tërhequr nga godina e Kuvendit dhe po ndjekin nga pas deputetët drejt Kryesisë. Ndërkohë që kreu i Partisë Demokratike mbante fjalim mes qytetarëve…