Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë& Rajon

Osmani takohet me Lajçak: Kosova ka treguar vullnet për shtensionim, ofroi zgjedhje të reja në veri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin e së hënës me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është diskutuar mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, veçanërisht për veriun e vendit, përpjekjet për deeskalim të situatës dhe për nevojën për zbatim të marrëveshjes…

BE-ja përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe Republikën Sërpska nga grantet

  Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian ka miratuar për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor. Nga këto investime përfituan Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, përkatësisht Federata boshnjako-kroate.…

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkojnë përmbushjen e kërkesave të BE-së për veriun

Kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut kërkuan që Kosova t’i përmbahet planit të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Kryeministri holandez, Mark Rutte, dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, të martën u takuan në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe…

Kryeministri holandez: Dhuna ndaj qytetarëve pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë shqetësuese

Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se  është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të…

Lista Serbe kërkon nga Serbia të shpallë Policinë e Kosovës organizatë terroriste

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të shpallë njësitë speciale të Policisë së Kosovës, strukturat e inteligjencës dhe të gjithë “bashkëpunëtorët e këtyre strukturave” si “organizata terroriste sepse kërcënojnë paqen në këto hapësira”, duke iu referuar veriut të Kosovës.…

Vuçiç i kërkon llogari Turqisë dhe të tjerëve: Me çfarë akti e armatosni Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në. Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Tha…