Vendosni fjalën kyçe....

Bordi rrit çmimin e naftës


Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e sotme. Sipas vendimit, çmimi i naftës është rritur me 3 lekë për litër, duke arritur në 210 lekë/litër, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 2 lekë për litër.

Konkretisht, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (SSH EN 590) është përcaktuar në 210 lekë/litër, ndërsa në tregun me shumicë në 198 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar në 176 lekë/litër dhe me shumicë në 164 lekë/litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 17 prill në orën 16:00 dhe do të mbetet në zbatim deri në një vendim të ri të bordit, ku do të reflektohen çdo ndryshim i mëtejshëm në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve që tregtojnë karburante të zbatojnë detyrimisht çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese, deri në pezullim aktiviteti, në rast të shkeljeve.