
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar udhëheqësin e partisë Tisza, Péter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet në Hungari.
Përmes një postimi në X, Kurti u shpreh se Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy vendeve.