Vendosni fjalën kyçe....

Vrau efektivin e “Shqiponjave” në Fier, dënohet me 35 vjet burg autori


Gjykata e Apelit ka dënuar me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, efektivin e “Shqiponjave”, 28-vjeçarin, Novruz Cenalia.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën më herët me burgim te përjetshëm. Krimi ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.

Përplasja mes viktimës dhe Mërnicës, nisi për shkak se ky i fundit teksa i jepte makinës, u fut në kthesë me shpejtësi të lartë, pa e kontrolluar rrugën. Polici i ka tërhequr vëmendjen për këtë veprim, ndërsa Mërnica ka zbritur nga makina me çantën ku kishte futur armën.

Mërcnica e ka qëlluar në fytyrë 28-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Mërnica u vetëdorëzua pas 48 orësh në arrati, pas negociatave të policisë me familjarët e tij.