
PS ka hedhur poshtë komisionet hetimore parlamentare për dosjet AKSHI e ARRSH.
Me 75 vota pro, socialistët rrëzuën kërkesën e opozitës. Sipas kreut të grupit parlamentar, kërkesa e opozitës është antikushtetuese.
Ai tha se parlamenti nuk është as prokurori dhe as gjykatë.
“Në disa vendime të GJK, e drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar. S’mund të marrë Kuvendi hetim penal. S’janë deputetët prokurorë e as gjyqtarë. Në fakt ishte e mjaftueshme fjala e Blushit, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një kërkesë për një Komision Hetimor. Jemi jashtë parlamentarizmit, por po shkojmë në marrjen e kompetencave të autoriteteve të tjera. Në bindjen tonë, mbi të cilën motivojmë votimin kundër kësaj kërkese, kërkesa juaj bie ndesh zoti Blushi me nenin 77 që ju cituat dhe shoqëruar kjo me jurisprudencën e konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe praktikat kushtetuese të Parlamenteve të BE-së. Në disa vendime të GJK, e drejta e hetimit realizohet vetëm brenda funksionit të kontrollit parlamentar. S’mund të marrë Kuvendi hetim penal. S’janë deputetët prokurorë e as gjyqtarë”, tha Balla.