Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me raketa


Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen një valë sulmesh të hënën, duke vrarë më shumë se 25 persona në Iran. Tehran u kundërpërgjigj me lëshimin e raketave drejt Israel dhe vendeve arabe të Gjirit, ndërsa afrohej afati i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan gjatë gjithë natës në Teheran, ndërsa avionë që fluturonin në lartësi të ulët u dëgjuan për orë të tëra, teksa kryeqyteti bombardohej,shkruan AP.

Tym i zi i dendur u ngrit pranë Azadi Square, pasi një nga sulmet ajrore goditi ambientet e Sharif University of Technology.

Haifa, sipas autoriteteve izraelite, dy persona u gjetën të vdekur nën rrënojat e një ndërtese banimi. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijuan për dy persona të tjerë, ndërkohë që sulme të reja me raketa nga Irani goditën qytetin në veri të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Kuwait dhe United Arab Emirates aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore për të interceptuar raketa dhe dronë iranianë, ndërsa Teherani vijoi presionin ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik. Sulmet e vazhdueshme të Iranit ndaj infrastrukturës energjetike rajonale, si dhe kontrolli i tij mbi Ngushticën e Hormuzit përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore në kohë paqeje kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.

Nën presioin në rritje në vend, ndërsa konsumatorët po shfaqin shqetësime gjithnjë e më të mëdha, presidenti amerikan Donald Trump i vendosi Tehran një afat që skadon të hënën në mbrëmje, sipas orës së Uashingtonit. Ai paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, SHBA do të godasë centralet elektrike dhe objektiva të tjerë të infrastrukturës në Iran, duke e kthyer vendin “në epokën e gurit”.

“Të martën do të jetë ‘Dita e centraleve’ dhe ‘Dita e urave’, të gjitha në një, në Iran,” kërcënoi ai në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se nëse Irani nuk e hap ngushticën, “do të jetoni në ferr.”