
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq, ku një karrotrec ka dalë jashtë rruge së bashku me mjetin e rëndë që transportonte, një eskavator.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që karrotreci të devijojë nga rruga dhe ekskavatori të rrëzohet mbi të, duke rënduar situatën në vendngjarje.
Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë person i lënduar rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili është përkohësisht i vështirë.