
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.
Pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si më të rëndësishmen në historinë e qytetërimit perëndimor.
“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor. Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues për mbarë njerëzimin, pasi parimet e tij u shndërruan në parime morale të qytetëruar të njeriut dhe qytetërimit perëndimor,” tha Berisha.
Ai shtoi gjithashtu: “Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite. Faleminderit!”