Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fier-Shegan, humb jetën një motorist



Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pranë fshatit Fiershegan, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen Caddy.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti po kthehej drejt banesës, ndërsa motoçikleta ka tentuar të kryejë një parakalim, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, ka pësuar plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.