Vendosni fjalën kyçe....

“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi” – Veliaj përplaset me prokurorin në seancë


Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj është përplasur me prokurorin e çështjes Ols Dado në seancën në Gjykatën Administrative.

Veliaj kishte kërkuar përjashtimin e trupës së gjyqtarëve që po shqyrtojnë çështjen e tij ndërsa tha në seancë se nuk kishte ardhur për mëshirë po për të kërkuar të drejtën, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

“Nuk jam këtu për mëshirë. S’jam këtu për dramën e familjes time. Jam këtu për të treguar se çfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj. Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? S’e kam mbjellë pemë? S’e kam ndërtuar 50 shkolla e çerdhe. Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë, por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha dot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj s’është hapur një kopsht.”, tha Veliaj në seancë.