
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, pranë Gjykatës së Tiranës.
Sipas informacioneve paraprake, një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.