
Një zyrtar i lartë i sigurisë izraelite i tha Fox Neës se inteligjenca izraelite ka nisur atë që e quan “Dosja Quds”, një fushatë që synon shënjestrimin sistematik të infrastrukturës dhe udhëheqjes së Forcave Quds të Iranit në mbarë Lindjen e Mesme.
Sipas zyrtarit, operacionet izraelite kanë eliminuar tashmë 7 figura të larta të forcave Quds në Liban dhe kanë shkatërruar 17 avionë transporti mallrash të përdorur nga kjo forcë për të lëvizur armatime dhe pajisje drejt grupeve prokurë (proxies), siç është Hezbollahu.
“Ne shkatërruam pothuajse të gjithë flotën e Forcave Quds. Deri më tani, 17 nga 20 avionët e ngarkesave, dhe do t’i arrijmë të gjithë,” tha zyrtari.