
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi dyshohet se ka dhunuar ish-bashkëjetuesen dhe ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Sipas policisë, rreth orës 17:30 31-vjeçari banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ai dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Njoftimi:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.