
Deputeti i PD-së Klevis Balliu vlerësoi protestat e opozitës si mjetin e duhur për t’i bërë presion qeverisë.
Ai theksoi mbrëmjen e sotme se vendi ka nevojë për një qeveri që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme,
“Nuk njoh mjet tjetër veç protestave dhe mendoj se do të ikë sepse ka pasur protesta të suksesshme. Në pushtet PD-ja do vijë më zgjedhje. Duam një qeveri që garanton zgjedhjet, se qeveria e Gys Agasit nuk e garanton dot. Të përballemi me program dhe njerëzit të mos frikësohen nga Troplinët apo Suel Çela”, tha ai.
Ai shtoi më tej se kryeministrit Rama i duhet pushteti për të qëndruar jashtë burgut.
“Ramës i duhet pushteti për të mbetur jashtë burgut. Pushtetin nuk ia marrin dot ndërkombëtarët, ka përballë opozitën dhe të vetmit që mund ta rrëzojnë janë qytetarët. Për të folur për aferat e Ballukut, Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Ersekë gjithashtu është shembur. Denoncimet e tilla kanë kohë që kanë ardhur nga opozita që ka denoncuar dhe ka përgatitur edhe dokumentacionin. Edhe sistemi i drejtësisë ka ecur dhe e ka bërë të pamundur mohimin e aferave të ndodhura”, shtoi Balliu.