Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në SPAK: Sot kemi imunitetin e Belindës dhe protestën por të gjithë pas meje vijnë


Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, Kujtim Cakrani.

Teksa mbërriti në Prokurorinë e Posaçme, Kryemadhi shkëmbeu edhe batuta me gazetarët, duke ironizuar zhvillimet politike të ditës.

“Sot pasdite kemi filmin, do vini?

Sot është gjyqi im, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, iftari i kryeministrit, filmi im.

Këta të gjithë pas meje vijnë”, tha ajo.