Vendosni fjalën kyçe....

Irani paralajmëron botën të bëhet gati për naftën 200 dollarë për fuçi


TOPSHOT – Commercial vessels are pictured offshore in Dubai on March 11, 2026. New attacks hit three commercial ships in the Gulf on March 11, with one of the vessels in flames as Iran pressed its campaign against its oil-exporting neighbours, threatening shipping in the Strait of Hormuz and plunging the global energy economy into crisis. (Photo by AFP via Getty Images) / Attention editors: AFP covers the war in the Middle East through its extensive regional network, including bureaus in Tehran, Jerusalem and several neighboring countries.Since the start of the conflict, journalists have been working under increasingly restrictive conditions. Authorities in several countries have limited reporters’ movements, photo and live video coverage from sensitive locations. Some governments and armed groups have banned images of missile or drone strikes and other security-related sites. /

Irani deklaroi se bota duhet të jetë gati për naftën 200 dollarë për fuçi, ndërsa forcat e tij goditën anijet tregtare të mërkurën. Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë rekomandoi një lëshim masiv të rezervave strategjike për të zbutur një nga goditjet më të rënda të naftës që nga vitet 1970.

Lufta e nisur me sulme ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit gati dy javë më parë, ka vrarë deri më tani rreth 2,000 njerëz, kryesisht iranianë dhe libanezë, ndërsa është përhapur në Liban dhe ka hedhur në kaos tregjet globale të energjisë dhe transportin.

Pavarësisht asaj që Pentagoni e ka përshkruar si sulmet ajrore më intensive që nga fillimi i luftës, Irani gjithashtu qëlloi drejt Izraelit dhe objektivave në të gjithë Lindjen e Mesme të mërkurën, duke dëshmuar se ende mund të kundërpërgjigjet.

Të mërkurën, u raportua se tre mjete lundruese u goditën në ujërat e Gjirit, ndërsa Roja Revolucionare e Iranit tha se forcat e tyre kishin qëlluar mbi anijet që nuk u ishin bindur urdhrave të tyre.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi se fushata nuk do zgjaste shumë, duke i thënë faqes së lajmeve “Axios” se nuk kishte mbetur “praktikisht asgjë” për të shënjestruar në Iran.

“Në çdo moment që dua që ajo të përfundojë, do përfundojë,” tha ai në një intervistë telefonike.

Ekonomia nën presion

Çmimet e naftës, të cilat u rritën në fillim të javës në afro 120 dollarë për fuçi përpara se të stabilizoheshin rreth 90 dollarëve, u rritën me më shumë se 4% të mërkurën mes frikës së përtërirë për ndërprerjen e furnizimit, ndërsa indekset kryesore të aksioneve në Ëall Street ranë gjatë tregtimit të mëngjesit.

Më parë, tregjet e aksioneve ishin rimëkëmbur pasi investitorët besonin se Trump do të gjente një dalje të shpejtë. Por shenja të tjera treguan për një vazhdim të luftimeve, ku portet dhe qytetet në shtetet e Gjirit, si dhe objektiva në Izrael, u goditën nga breshëri dronësh dhe misilash nga Irani, duke shtuar urgjencën e thirrjeve nga Turqia dhe Evropa për t’i dhënë fund luftimeve.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se ushtria kishte ende një listë të gjerë objektivash për të goditur në Iran, duke përfshirë raketat balistike dhe vendet që lidhen me programin bërthamor, shkruan Reuters.