Vendosni fjalën kyçe....

Kompania shtetërore e naftës në Bahrein shpall “force majeure” pas sulmit iranian



Kompania shtetërore e naftës në Bahrein, Bapco Energies, ka shpallur gjendjen “force majeure” për dërgesat e saj pas një sulmi iranian ndaj kompleksit të rafinerisë së saj, përcjell DW.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore Bahrain News Agency, e cila raportoi se masa ligjore u shpall për shkak të situatës së jashtëzakonshme që ka ndikuar në operacionet e kompanisë. “Force majeure” është një mekanizëm ligjor që lejon kompanitë të lirohen përkohësisht nga detyrimet kontraktuale për shkak të rrethanave të paparashikuara.

Sipas raportimit, operacionet e kompanisë janë prekur nga konflikti i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe nga sulmi i fundit ndaj rafinerisë.

Megjithatë, kompania theksoi se kërkesa e brendshme për naftë në Bahrein do të vazhdojë të plotësohet.

Sipas të dhënave të Observatory of Economic Complexity, destinacionet kryesore të eksporteve të naftës së Bahreinit janë Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Singapori, Franca dhe Zambia.