Vendosni fjalën kyçe....

“Salianjit i është bërë padrejtësi, jam kundër përjashtimit. PD s’është pronë private” – Alizoti


Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, u shpreh kundër përjashtimiy nga partia të anëtarëve që kanë qëndrime të ndryshme nga drejtuesit e saj.

Sipas tij, në një parti politike duhet të ketë hapësirë për mendime të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që kanë kontribuar ndër vite dhe identifikohen me Partinë Demokratike.

I pyetur për Ervin Salianji dhe nismën e tij për reformimin e partisë, Alizoti theksoi se nuk mbështet përjashtimet, duke argumentuar se një anëtar që ka dhënë kontribut dhe është i lidhur politikisht me PD-në nuk duhet të largohet vetëm për shkak të qëndrimeve ndryshe, tha ai nw emisionin “Kjo Javë” në News24.

Gjatë bisedës, ai kujtoi edhe një episod nga e kaluara kur ish-kryetari i partisë, Lulzim Basha, kishte kërkuar përjashtimin e Myslim Murrizi nga Partia Demokratike, duke e përdorur këtë rast si shembull për të theksuar se përjashtimet nuk janë zgjidhja e duhur për mosmarrëveshjet brenda një force politike.

“Unë mendoj se Salianjit i është bërë padrejtësi, burgosja e tij ka qenë e padrejtë. Sa herë kam patur mundësi e kam vizituar. Unë kam një bindje, kujtoj dikur kur Basha donte të përjashtonte Myslim Murrizin dhe kam qenë kundër. Jam kundër përjashtimit të individit nga partia. Partia nuk i përket askujt, partia është bashkim vullnetar i njerëzve, kur një njeri kontribuon në PD, dhe identifikohet me PD, nuk përjashtohet. Unë jam për cdo individ që është brenda partisë që të mos ketë përjashtime. Kanë mendime të tyre, ndaj kemi vuajtur 50 vjet, që të kemi mendime të lira.” – tha Alizoti.