Vendosni fjalën kyçe....

PS mbledh sot Grupin Parlamentar, vendos për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut


Partia Socialiste e Shqipërisë mbledh sot Grupin Parlamentar, ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës lidhur me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizimin e arrestimit të Belinda Ballukut.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e Pallati i Brigadave, dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, deputeti Taulant Balla paralajmëroi se do të ishte pikërisht mbledhja e Grupit Parlamentar ajo që do të vendoste për qëndrimin ndaj koleges së tyre.

Sipas agjendës, në mbledhje do të mbajë fjalën edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, ndërsa pritet të bëhet e qartë linja që do të ndjekin socialistët për çështjen Balluku.