Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyset kamioni me gurë në Porto Romano, bllokohet përkohësisht rruga



Një kamion i ngarkuar me gurë të mëdhenj është përmbysur në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, as drejtuesi i mjetit dhe as kalimtarë të rastësishëm që ndodheshin pranë vendit të aksidentit.

Gurët e përmasave të mëdha janë shpërndarë në asfalt pas përmbysjes së mjetit, duke krijuar rrezik për automjetet që qarkullonin në zonë. Siç shihet edhe nga pamjet, ngarkesa mund të kishte sjellë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë nisur punën për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.