Vendosni fjalën kyçe....

Çahet rruga në Rog të Skraparit


Një tjetër rrugë në vend ka pësuar ëarje e shembje. Bëhet fjalë për rrugën që të çon në fshatin Rog të Skraparit. Banorët kanë deklaruar se ndihen të rrezikuar si kur kalojnë me makina ashtu edhe në këmbë ndërsa kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme, shkruan JOQ.

Sië duket nga fotot, asfalti është i çarë dhe i dëmtuar në disa pjesë të segmentit, duke e bërë të vështirë dhe të pasigurt qarkullimin. Në disa raste, qytetarët që udhëtojnë me fugon detyrohen të zbresin nga mjeti dhe ta kalojnë rrugën në këmbë, për shkak të frikës nga dëmtimi i automjetit apo rreziku i aksidenteve.

Dëmtimi i rrugës së lartpërmendur vjen pas një serie rrëshqitjesh e çarjesh në rrugë të ndryshme të vendit. Prej disa ditësh zona juglindore është krejt e paralizuar pas dëmtimit të rrugës Librazhd-Elbasan.