Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative, trafik kilometrik në aksin Maliq-Gramsh


Aksi rrugor Maliq-Gramsh është bllokuar nga trafik i rënduar, kryesisht nga automjetet që udhëtojnë nga Korça drejt Tiranës. Ky segment ishte rekomanduar si rrugë alternative pas shembjes së aksit Librazhd–Pogradec.

Në këtë aks janë raportuar të bllokuara tre trajlera, pavarësisht se njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ishte vetëm për qarkullimin e mjeteve të vogla.

Për shkak të radhëve të gjata në segmentin Maliq–Moglicë, policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve në hyrje të qytetit të Maliqit. Ndërkohë, pritet të zhbllokohet qarkullimi në zonën e Lozhanit, ku një trajler ka mbetur i ngecur dhe lëvizja kryhet vetëm në një korsi.