
Rikthehen përmbytjet në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin.
Në zonën përreth Stadiumi Niko Dovana raportohet prezencë e madhe uji, jo vetëm në rrugë, por edhe në ambientet pranë impiantit sportiv. Niveli i ujit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
Autoritetet lokale dhe njësitë e emergjencës po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të siguruar qarkullimin dhe për të parandaluar dëme të mundshme në banesa dhe biznese.
Banorët e zonës këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme nëpër rrugët e përmbytura deri në normalizimin e situatës.