Vendosni fjalën kyçe....

“Do shpallim vjedhjen e qytetarëve krim të rëndë, prapa diellit do i gjejmë, Ramën, lubinë e ushtarët e tyre” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi se të gjithë të korruptuarit do dalin para drejtësisë.

Ai paralajmëroi se kryeministri Rama, zv.kryeministrja Balluku, të gjithë ministrat dhe drejtorët e korruptuar do mbajnë përgjegjësi poër grabitjen e qytetarëve

“Edhe prapa diellit të shkojnë, ne do t’i gjejmë ata dhe do t’i nxjerrim para ligjit. Shqipëria e lirë do shpallë vjedhjen e qytyetarëve krim të rëndë. Do ndëshkojë dy herë më shumë qeveritarët që bëjnë korrupsion. Dhe kanë filluar të ikin se kujtojnë se do shpëtojnë, Ta harrojnë. As ju, as Edi Rama, as lubia nuk do shpëtojnë. Ne do shpëtojmë Shqipërinë, jemi uragani i vërtetë, jemi forca.” – tha Berisha.

“20 shkurti është dita në të cilën 35 vite më parë, dhjetëra mijëra qytetarë të mbledhur në qytetin e studentëve, në mbështetje të grevës së studentëve liberatorë, grevës së urisë për të çliruar kombin dhe vendin nga kulti i satanit, nën thirrjen e artistes së mirënjohur, Rajmonda Bulku dhe të protestuesve të shumtë, nisën drejt sheshit Skënderbej, të rrethuar nga të katër anët me autoblinda, mitraloza, snajperë në një betejë, e cila shënon kulmin e guximit të qytetarëve shqiptarë. Në një betejë paqësore që ka shndritur dhe do të shndrisë gjithmonë në historinë e revolucionit demokratik, në të cilin përmbysën shtatoren, përmbysën kultin e satanit, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Përmbysën regjimin i cili në 46 vite shtetëzoi, ekzekutoi, burgosi, persekutoi, varfëroi, mjeroi më shumë shqiptarët se çdo pushtues tjetër që ata kishin njohur në tërë historinë e tyre. Nderim përjetë atyre guximtarëve që si luanë u vërsulën mbi shtatoren e diktatorit, e përmbysën atë dhe çliruan Shqipërinë nga diktatura komuniste 46-vjeçare.” – shtoi kreu i PD-së.