Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata sekuestron pronat e Saimir Taullaut në Lushnjë


Rreth një vit pas sekuestrimit të katër pasurive të paluajtshme në pronësi të Saimir Taullau në Lushnjë, Gjykata e Fierit ka vendosur sot konfiskimin e tyre dhe kalimin në favor të shtetit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Vladimir Cjapi, i cili ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Megjithatë, vendimi nuk është i formës së prerë dhe mund të ankimohet. Pritet që Taullau ta apelojë, duke kërkuar rikthimin e pronave.

Pasuritë e konfiskuara përfshijnë:

një godinë ekonomike dy-katëshe, një karburant dhe ambient shërbimi në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë;

një sipërfaqe trualli;

një godinë ekonomike njëkatëshe me bodrum, me sipërfaqe 306 m²;

një truall me njësi shërbimi tre kate, ku përfshihet një karburant ekzistues dhe një pikë gazi.

Saimir Taullau është i dënuar për trafik heroine, si në Shqipëri ashtu edhe në një vend të Bashkimit Europian. Ai është vëllai i Baki Taullau, biznesmenit që u vra më 3 korrik 2005 në qendër të Lushnjës nga banda e Aldo Bare.

Më herët, Taullau ka qenë subjekt i hetimeve pasurore nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Operacioni Forca e Ligjit (OFL). Pronat e tij fillimisht u sekuestruan, por më pas u liruan me vendim të Gjykatës së Posaçme.