Vendosni fjalën kyçe....

Berisha–mazhorancës: Edhe pushtuesi më i egër do ta kishte zili këtë veprimtari armiqësore



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka akuzuar mazhorancën se po dëmton vendin më shumë se armiqtë e saj me veprimtarinë e saj politike dhe ligjore.

Berisha tha se mazhoranca po miraton ligje që favorizojnë individë të lidhur me pushtetin dhe po cenon interesin publik. Ai theksoi:

“Edhe pushtuesi më i egër do ta kishte zili këtë veprimtari armiqësore. Kjo që bëni është goditja fatale për vendin. Sot keni sjellë ligjin e Lindave, asaj të Surrelit dhe AKSHI-t, por ajo e AKSHI është dordolec para asaj të Surrelit. Duhet të marrë tendera baxhanaku, ata që i merrte me pengmarrje, sot t’i marrë me ligj. A jeni shqiptarë? As shqiptarë nuk jeni.”

Berisha paralajmëroi se në Kuvend pritet të kalohen projektligje që shërbejnë për interesa private dhe nuk pasqyrojnë nevojat e qytetarëve.