Vendosni fjalën kyçe....

Aksident gjatë natës në zonën e Astirit, automjeti përmbyset


Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas pamjeve, një automjet ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat në vijim. Po ashtu, deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse nga përplasja ka persona të lënduar.