Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Brazil, 6 viktima


Gjashtë udhëtarë  humbën jetën të hënën në një aksident me autobus në një autostradë federale në juglindje të Brazilit, njoftuan zyrtarët federalë dhe ata të shtetit të Sao Paulos, ndërsa 45 persona të tjerë të lënduar u dërguan në spitalet lokale për trajtim mjekësor.

Aksidenti, në autostradën federale BR-153, ndodhi herët gjatë ditës pranë qytetit të Marilia-s, njoftuan zjarrfikësit e shtetit të Sao Paulos në një postim në X. Gjendja e pasagjerëve të lënduar nuk u bë e ditur menjëherë.

Policia rrugore federale e Brazilit tha në një deklaratë se autobusi po transportonte punëtorë bujqësorë nga shteti verilindor Maranhao drejt shtetit jugor Santa Catarina për të vjelë mollë.

Informacionet paraprake treguan se automjeti doli nga rruga dhe u përmbys më pas, tha policia, duke shtuar se shkaqet e aksidentit do të hetohen, shkruan Reuters.