
Hetuesit ukrainas kundër korrupsionit kanë ndaluar një ish-ministër të Energjisë si pjesë e një hetimi të gjerë që shkaktoi një krizë politike nëntorin e kaluar lidhur me korrupsionin e nivelit të lartë, njoftoi të dielën Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës (NABU).
E ashtuquajtura çështja “Midas” përqendrohet në një skemë të dyshuar ryshfeti prej 100 milionë dollarësh në agjencinë shtetërore atomike, e cila ka përfshirë një numër zyrtarësh të lartë dhe elitash biznesi, duke përfshirë një ish-bashkëpunëtor të presidentit Zelensky.
“Sot detektivët e NABU-së ndaluan një ish-ministër të Energjisë gjatë kalimit të kufirit shtetëror, në kuadër të çështjes ‘Midas’,” tha NABU në deklaratën e saj.
“Veprimet hetimore janë në vijim e sipër, të cilat po kryhen në përputhje me kërkesat e ligjit.”
Dy ministrat e mëparshëm të energjisë të Ukrainës kishin dhënë dorëheqjen mes pasojave të skandalit, i cili gjithashtu i kushtoi me vendin e punës shefit të stafit të Zelenskyt. Të dy ministrat dhe shefi i stafit kanë mohuar tw kenw kryer ndonjw krim, shkruan Reuters.