
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë 18 vjeçe ka mbetur e plagosur me armë zjarri.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në një hotel në zonën e Saukut. E reja, e cila mësohet se është studente, është paraqitur në spital me një plagë në kraharor.
Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga një punonjëse e hotelit, e cila e ka dërguar me taksi për të marrë ndihmën mjekësore. Identiteti i 18-vjeçares ende nuk është bërë i ditur.
Autori i dyshuar nuk është identifikuar deri më tani dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.