Vendosni fjalën kyçe....

“6 barna për të sëmurët me kancer mungojnë te Onkologjiku” – Denoncimi i gazetarit (Video)


Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e barnave për të sëmurët me kancer.

Prej kohësh ai ka denoncuar mungesën e barnave jetike për pacientët e sëmurë me tumore të ndryshme.

Në një videomesazh ditën e sotme, Stafa tha se gjashtë barna mungojnë në spitalin Onkologjik duke ua vështirësuar edhe më shumë jetën pacientëve dhe familjarëve të tyre me këta të fundit që po përpiqen t’i sigurojnë barnat në mënyra private.

Stafa denoncon më tej faktin se një prej barnave është mungesë prej ditës së djeshme ndërkohë që farmacitë private kanë siguruar sasi të medikamentit për t’ua shitur ato pacientëve.