
Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se qeveria Rama ka humbur çdo legjitimitet.
Në foltoren e përjavshme të së hënës, kryedemokrati thelsoi se qeveria është fryt i manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit dhe krimit monstruoz elektoral nga kartelet e drgoës.
”Qeveria ka humbur çdo legjitimitet. Ajo është fryt i farsës elektorale, i shkelmimit mbi vullnetin tuaj, mbi votën tuaj. Ajo është fryt i krimit monstruoz të përmasave evropiane dhe botërore, karteleve më të zeza të drogës që helmojnë çdo ditë me mallin e tyre, me të cilin pasurohet, fëmijët e Europës dhe jo vetëm. Protesta është e ligjshme ndaj një qeverie që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedh qytetarët e saj. Një qeveri që nuk ka asnjë legjitimitet dhe duhet shporrur një ditë e më parë. Protesta është e ligjshme, është jetike kundër një qeverie, e cila në 13 vite varfëroi çdo vit e më shumë shqiptarët. Ajo bëri me vjedhjet që bëri, që gjysma e tyre të jenë në varfëri ose rrezik varfërie. Protesta është e ligjshme e cila në një farë mënyrë po shkreton këtë komb sa asgjë tjetër në historinë e tij nga vitet 1300 gjer sot. Po i largon shqiptarët nga Shqipëria.” – tha Berisha.
Ai shtoi se kryeministri Rema ka vendosur që për të mbrojtur veten dhe z.kryeministren Balluku të bllokojë anëtarësimin e vendit në BE.
“Por sonte ne jemi këtu për të bërë thirrje për protestë çdo shqiptari, edhe për zhvillimin dramatik që Edi Rama në mbrojtje të vjedhjeve të tij, ka vendosur t’i presë Shqipërisë rrugën e Europës. Ka vendosur t’i mbyllë Shqipërisë dyert e Europës. Miq, dy ditë më parë ai u ftua të shkonte në Bruksel për t’i komunikuar këto që ne kërkojmë sot, shtetin ligjor, heqjen e imuniteteve, gjykimin e korrupsionit. Para se të nisej, së bashku me Lubinë bënë mbledhjen e grupit parlamentar dhe në një sfidë të hapur, në një sfidë që tejkalon çdo lloj standardi, i dërguan Europës mesazhin se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim.” – shtoi Berisha.