Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet tragjedia nga shpërthimi në një minierë në Indi, 27 viktima


Numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë qymyri në shtetin indian të Meghalaya-s ka arritur në 27, ndërsa operacionet e kërkimit po vazhdojnë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po “vazhdojnë” pas shpërthimit në kodrat East Jaintia të këtij shteti dhe nxjerrjes së trupave të tjerë, njoftoi transmetuesi publik All India Radio.

Më herët, kryeministri i këtij shteti, Conrad Sangma, tha se shpërthimi ndodhi në një minierë ilegale qymyri.Sangma deklaroi se qeveria ka urdhëruar një “hetim gjithëpërfshirës” për aksidentin, shkruan AA.

Policia ka regjistruar çështjen dhe ka arrestuar dy persona në lidhje me shpërthimin.