
34 kryesues të qendrave të numërimit të votave në Mitrovicë janë ndaluar pas marrjes në pyetje nga policia. Ata dyshohen për manipulimin e votave të zgjedhjeve të dhjetorit 2025.
Prokuroria do marrë në pyetje 43 persona gjithsej lidhur me manipulimin e votave, shkruan Koha.
Personat e marrë në pyetje kanë qenë pjesë e grupit të numërimit të votave në Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Më herët mbi 100 persona janë ndaluar në Prizren lidhur me manipulimin e votave.