
Kancelari gjerman Friedrich Merz thotë se qeverisë iraniane “i kanë mbetur ditët e numëruara”, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsërit kërcënimet për ndërhyrje pas një shtypjeje të përgjakshme të protestave në vend.
“Një regjim që mund të mbajë pushtetin vetëm përmes dhunës së pastër dhe terrorit kundër popullatës së vet: ditët e tij janë të numëruara,” u tha Merz gazetarëve në një konferencë shtypi krah kryeministrit rumun, Ilie Bolojan.
“Mund të jetë çështje javësh, por ky regjim nuk ka asnjë legjitimitet për të qeverisur vendin,” shtoi Merz, shkruan Times of Israel.