Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria i dha 40 milionë euro Albcontrol-it për gjobën e Becchetti-t” – Denoncimi i Telitit


Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti ka denoncuar pagesën prej 40 milionë eurosh tëq qeverisë për Albcontrol për të mbuluar gropën e shkaktuar nga humbja në Arbitrazh të gjyqit ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Ai shkruan vetëm në vitin 2025, qeveria ka shpenzuar 70 milionë euro për çështjen në fjalë.

“Përveç ‘gjobës’ 30 milionë euro të tetorit, Qeveria e mbylli vitin 2025 me një tjetër ‘gjobë’ të radhës.

Ndërsa qytetarët bënin llogaritë e festave me qindarka, me një Akt Normativ të Buxhetit në fund të dhjetorit 2025, qeveria i kaloi 40 milionë euro të tjera Albcontrol-it. Pse? Jo për investime, por për të mbushur gropën e Becchetti-t!

Bilanci i turpit për vitin 2025:

30 Milionë Euro në tetor.

40 Milionë Euro në dhjetor.

70 MILIONË EURO në total!

Këto janë paratë e mësuesve, mjekëve dhe pensionistëve që qeveria i djeg për të larë faturat e arrogancës së saj nëpër gjyqe të humbura ndërkombëtare. Skema është e qartë: Qeveria dështon, Becchetti arkëton, qytetari paguan. Kjo nuk është qeverisje, është grabitje me firmë dhe vulë!

Pyetje për shqiptarët: Deri kur do të mbushni vrimat e zeza të këtij pushteti me djersën tuaj?”