
Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat në dalje të Kuvendit
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e Niko Peleshit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit” tha Bardhi.