
Në Shkodër, policia ka finalizuar operacionin e koduar “Wanted”, duke arrestuar shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Gjykata e Magjistraturës në Westminster për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.