Vendosni fjalën kyçe....

Guterres dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran: U bëj thirrje autoriteteve të tregojnë përmbajtje maksimale


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar lidhur me situatën në Iran, duke shprehur shqetësim të thellë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

Në një postim në rrjetin social X, Guterres deklaroi se është “thellësisht i tronditur nga raportimet për dhunë dhe përdorim të tepruar të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve”, dhunë që, sipas tij, ka sjellë viktima dhe të plagosur gjatë ditëve të fundit.

Ai theksoi se të drejtat për lirinë e shprehjes, të asociimit dhe të tubimit paqësor duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht, duke i bërë thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të shmangin përdorimin e panevojshëm apo joproporcional të forcës.

“Jam thellësisht i tronditur nga raportimet për dhunë dhe përdorim të tepruar të forcës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve, çka ka sjellë viktima dhe të plagosur ditët e fundit. Të drejtat për lirinë e shprehjes, të asociimit dhe të tubimit paqësor duhet të respektohen dhe të mbrohen plotësisht.

U bëj thirrje autoriteteve iraniane të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga përdorimi i panevojshëm ose joproporcional i forcës. Po ashtu, i nxis të ndërmarrin hapa që garantojnë aksesin në informacion brenda vendit, përfshirë rikthimin e komunikimeve.”