Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mposht Real Madridin 3-2 në El Clasico



Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi triumfoi 3-2 ndaj Real Madrid në “El Clasico”-n e zhvilluar në Jeddah.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick kaloi e para në avantazh në minutën e 36-të me golin e Raphinhas. Reali reagoi shpejt dhe barazoi shifrat me Vinicius Jr. në minutën e 45-të.

Shtesa e pjesës së parë solli emocione të tjera, me nga një gol për secilën skuadër: Lewandowski riktheu epërsinë për Barcelonën, ndërsa Garcia barazoi për Real Madridin.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 73-të, kur Raphinha realizoi sërish, duke i dhënë Barcelonës fitoren dhe trofeun e Superkupës së Spanjës.

Katalanasit festojnë kështu një triumf të merituar ndaj rivalëve të përjetshëm.