Vendosni fjalën kyçe....

Krisje të rrezikshme në Unazën e Burrelit, ish-kandidati për kryebashkiak denoncon gjendjen alarmante të rrugës



Ish-kandidati për kryetar bashkie në Mat, Eduart Brahilika, ka denoncuar publikisht gjendjen problematike të një segmenti të Unazës së Burrelit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, në këtë segment rrugor janë shfaqur krisje të dukshme dhe të rrezikshme në asfalt, të cilat paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Denoncimi është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me një video ku evidentohen qartë dëmtimet në sipërfaqen e rrugës.

Në reagimin e tij, Brahilika shprehet se situata kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se “këtu ka nevojë për hetim kryesisht”, ndërsa ironizon me mënyrën se si janë kryer punimet.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet përkatëse lidhur me këtë denoncim.