Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Manzë: Zemra plot, 230 apartamenteve të reja gati për banorët e prekur nga tërmeti


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Manzë, ku ka deklaruar se 230 apartamente të reja janë vënë në dispozicion të qytetarëve për banorët që humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit, të 2019-ës.

“Zemra plot! Manzë, Durrës, ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë.”– ka shkruan Rama.

Ai vetë do i dorëzojë çelësat e apartamenteve të reja disa prej familjeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh: “Kur themi që askënd nuk do ta lëmë vetëm kjo nuk është një fjalë e bukur por një fakt. Kjo vlen edhe në rastin e situatën së krijuar nga lufta.”

Rama theksoi se këto banesa janë më të mira sesa ato qytetarët kishin para tërmetit.

“Ia vlen të jesh për kaq shumë njerëz dhe bashkë me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë kaq të shkurtër gjithë këta njerëz, të kthehen në shtëpi më të sigurta, në shtëpi me të bukura dhe më të mira se ato që humbën.

 Ky është një hap i madh që ne e kemi hedhur sëbashku. Unë ndihem krenar për punën që kemi bërë, por mbi të gjitha për besimin tuaj. Besim që ju ja dhatë masivisht Anit, kryetares së bashkisë, e cila është një shembull i përkushtimit dhe i durimit dhe mbi të gjitha i të qenurit pranë njerëzve, e përulur, modeste dhe punë mbaruar. Kjo lagje është një shembull i asaj që ne mund të bëjmë bashkë me Anin dhe FSHZH, një punë që flet vetë.”- janë fjalët e kreut të qeverisë.