Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Rama kreu i organizatës mafioze, më kanë kërcënuar me jetë dhe me pengmarrjen e fëmijës


Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Rama të cilin e cilëson si kreun e strukturës kriminale, bashkë me bashkëpunëtorët e tij.

I ftuar në “Çim Peka Live”, ai tha se është kërcënuar personalisht me jetë dhe familjarisht me rrëmbimin e fëmijës së tij.

“Ndaj meje ka vijuar genocidi i thellë dhe i organizuar ndaj familjes sime. Veprimet ndaj meje janë të paprecedenta në 30 vite. Ka një strukturë gjysmëmafioze që ndër vite ka dalë se është strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, plaçiktësja e tij, Erjoni etj.

Jashtëqeveritare kemi krimin e organizuar, media të financuara nga qeveria. Ju e dini që jam kërcënuar në Shqipëri personalisht. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim. A ka marrë ndonjëherë mundimin të pyesë. I kam kërkuar policisë kamerat e liqenit. Te Rotonda e Nobis, më kanë kërcënuar direkt.” – tha Ahmetaj.

“Në raport me, mua dhe me familjen dhe me familjen time, kanë ndryshuar shumë gjëra ashtu siç ka ndryshuar edhe në realitetin shqiptar, në qarkun e një viti. Ka vazhduar genocidi i thellë, i mirëorganizuar ndaj familjes time. Unë jua kam shpjeguar dhe juve ë, jashtë kamerave, po edhe përpara kamerave, kamerave e kam thënë, që mënyra se si është vepruar me mua dhe me familjen time është e paprecedent në 30 vite. Praktikisht, e kam thënë në vitin 23 në shkurt, që ka një strukturë, gjysmë-mafioze, e cila ndër vite, është vërtetuar që është një strukturë mafioze, e përbërë nga kreu i organizatës, nga instrumentat e tij, që nga Plaçkitësja, Erioni, apo dhe ë, persona shumë afër, në të njëjtën godinë në zyrës së kryeministrit, që do t’i kthehemi…”

“Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.

Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua.”