Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Amnistia fiskale e Ramës shumë e dëmshme, ligj korruptiv që legalizon pastrimin e parave


Deputetja e PD-së Tabaku përsëriti kritikat e saj ndaj amnistisë fiskale të qeverisë Rama.

Ajo pohoi se bëhet fjalë për një ligj shumë i dëmshëm dhe korruptiv.

“2026 e shoh me shqetësim pasi amnistia fiskale është e dëmshme. Që lidhet me faljen e borxheve të të shkuarës dhe kjo do t’i dekurajojë të gjitha ata që i kanë paguar. Ligji më korruptiv është amnistia fiskale, pasi për mua është legalizim i pastrimit të parave. Nuk ka aspak transparencë. Përse qeveria shqiptare nuk i bën publike? Sepse qytetarët kanë të drejtë të marrin informacion se kush përfiton dhe nuk do ofrojë transparencë për ato që përfitojnë nga amnistia fiskale”, tha Tabaku.