
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, për pengim të drejtësisë, manipulim dhe falsifikim dokumentesh.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se, sipas tij, në institucionet shtetërore është ngritur një “makineri manipulimi” që funksionon pa ndërprerje.
“Në epiqendrën e krimit të organizuar në Shqipëri Balljkan dhe Europë, ndërtesën e Ramaduros, makineria e manipulit shkatërrimit dhe falsifikimit të dokujmenteve punon me 3 turne. Lubi Balluku dhe Rama kanë mobilizuar grupe të tëra me të cilat shkatërrojnë falsifikojnë e manipulojnë dokuemnte si në agjencitë në varësi të Lubisë, edhe në AKSHI-n e familjes Rama.
Ndaj dhe po bëhet gjithçka për të bllokuar proceset gjyqësore të një rëndësie të jashtëzakonshme. Shqyrtimi i dosjeve deri tani nxjerr 1.2 mld euro shpërdorim e vjedhje nga Rama e Balluku në infrastrukturë dhe 700 mln euro në kopshtin privatë të Ramës.
Rama me makinerinë e tij s’mund të fshehë kurrë mbi 500 e ca kontrata sekrete të firmosura nga Linda e AKSHI-t me porosi të Lindës së Surrelit për kunatinë florinjtë.
Nuk fshihen dot sepse janë 800 transaksione brenda një viti për Armand Frangun. Dielli nuk mbulohet dot me shoshë.
Përpjekja e Ramës dhe Ballukut për të bllokuar drejtësisë është krim permanent dhe në vazhdim për të dy ata.
Sot de facto Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin Ballukut. Mbledhja është plotësisht valide”, tha ai.