Vendosni fjalën kyçe....

Adoleshenti shqiptar gjendet i vdekur te shinat e trenit në Zvicër


Një adoleshent shqiptar ka gjetur vdekjen në shinat e trenit në Zvicër. Mësohet se trupi i pajetë, u gjet mëngjesin e së premtes në binarët e trenit në Oberglatt të Zyrihut.

Viktima është identifikuar më pas si 17-vjeçari shqiptar, Rinor Bunjaku banues në Rümlangu Zyrih.

Familja Bunjaku që jetonte prej vitesh në Rümlangu të Cyrihut ka njoftuar se trupi i të riut do të varroset të premten në po këtë qytet.

Babai i Rinorit ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet më 3 maj nga ora 13:00, në varrezën “Friedhof Chilisbaum”.