Vendosni fjalën kyçe....

“Rama më keq se Maduro, kreu i narkoshtetit të vetëm në Evropë do ketë të njëjtin fat” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është më i keq se presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, i cili u arreatua nga SHBA-ja pak ditë më parë.

Në fjalën e tij para kryeministrisë në foltoren e përjavshme, kryedemokrati paralajmëroi se Rama do ketë të njëjtin fat si Maduro.

“Viti 2026 ngjason në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave njëra pas tjetrës. Narkodiktaturat dhe autokracitë sociale. Ky njëlloj si Maduro ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, ka marrë mandatet e opozitës. Është njëlloj si Maduro sepse ky është i lidhur me kartelet më të fuqishme të drogës në Evropës.

Ky është më keq se Maduro, kontrollon me Franc Çopjan cmimin e kokainës në Evropë, ky është sa Maduro për shqiptarët sepse nëse Maduro ka përzënë 20% të popullatës, Ramaduro ka përzënë 40% të popullatës. Ky është më keq se Maduro, sepse ky preferon verëra 33 mijë euro shishja.

Dhe me Lindat e tij vjedh qindra milionë euro nga AKSHI. Olsi i Ramaduros instalonte fabrikën e parë të drogës në Xibrakë. E kuptoni pse thonte në artikull se jam Maduro. Jo jo je Ramaduro.” – tha Berisha.