Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e PD/ Boçi: Rama ka ndërtuar një narkoshtet, meriton fatin e Maduros


Ka nisur protesta e radhës e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, ku deputeti Luçiano Boçi shprehu kritika të ashpra ndaj qeverisë Rama dhe politikës së saj.

Në fjalën e tij, Boçi u shpreh se kryeministri ka sjellë vetëm korrupsion për shqiptarët dhe ka krijuar një “narkoshtet” që favorizon një grup të zgjedhur funksionarësh ndërsa qytetarët mbeten të varfër dhe të pambrojtur.

“Kemi dëgjuar shumë opinione për platformën tonë, dhe u themi se nuk jemi këtu për spektakël politik, por jemi për të kërkuar llogaridhënie e drejtësi në mungesë të institucioneve. Jemi këtu për të transmetuar dhe për të mbrojtur të vërtetat tona sepse janë të vërteta të qytetarëve. Sot 46% e tyre janë në rrezik varfërie apo në rrezik përjashtimi social. Qytetarët mbajnë mbi supe peshën e korrupsionit,” tha Boçi.

Ai akuzoi kryeministrin dhe qeverinë për indiferencë ndaj vuajtjeve të qytetarëve, ndërsa një grup i vogël funksionarësh, të cilët përmendi me emra si Balluku, Aga dhe Mirlinda, “notojnë në luks të shfrenuar”.

“Me të gjitha grabitjet dhe vjedhjet është e vërteta e qytetarëve, dhe talljet që u bën Rama me shpurën dhe lugën bosh që u bën me tigra si barake dhe satelit orbital. Qytetarët e kanë kuptuar që sot po kërkon t’i shkatërrojë familjen. Ballukët, Agasët, Mirlindat bëjnë vallen e vdekjes mbi fatet shqiptarëve dhe vetë notojnë në luks të shfrenuar. Rama ka ndërtuar një narkoshtet dhe meriton fatin e Maduros,” shtoi Boçi.